Flash

Nga Argjentina pohojnë se Inter e ka seriozisht për Messi: "Ka një tratativë gati"

Lapsi.al 8 April 2020
Nga Argjentina pohojnë se Inter e ka seriozisht për Messi: "Ka

Pas "bombës" së merkatos që u lëshua nga Moratti, ndjekur më pas menjëherë nga një driblim i ish-pronarit zikaltër, nga Argjentina vjen një tjetër laj i rëndësishëm mbi interesimin serioz të Inter për Lionel Messi. Sipas emitentit TNT Sports, klubi zikaltër është duke punuar seriozisht për operacionin. "Nuk është vetëm një ëndërr. Leo ka edhe ofertë nga Neëell's Old Boys për tu kthyer në vendlindje, por Inter po insiston dhe është e vërtetë ajo që ka thënë Moratti - ka shpjeguar gazetari Castilla -. Ka një tratativë gati, vendimi më pas do të merret nga Messi, por Inter është duke punuar mbi këtë cështje, e sigurtë ".

Sipas TNT Sports, Suning në dritaren tjetër të merkatos mund të provojëe të bëjë goditjen e madhe, duke marrë Messi në Milano, në tentativë për të thyer superfuqinë e Juventus. Një goditje me stil, për t'iu përgjigjur kështu Ronaldos tek Juventus, duke i dhuruar Conte një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve.

Sigurisht, të bindësh Messi të zbarkojë në Serie A nuk do të jetë e lehtë. Por dicka, ndoshta, në planin Messi-Inter po lëviz seriozisht. Nëse një e dhënë, apo edhe dy janë një koincidencë e tre bëjnë një provë, atëherë tifozëve të Inter i mungon fare pak për të nisur të ëndërrojnë vërtetë "Pleshtin" me fanellën zikaltër.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI