Flash

Ish-rekordmeni botëror humb jetën nga Covid 19: edhe i ati i 57 vjeçarit kishte vdekur nga virusi

Lapsi.al 8 April 2020
Ish-rekordmeni botëror humb jetën nga Covid 19: edhe i ati i 57

Atletika italiane tronditet nga humbja e Donato Sabia, një tjetër viktimë e koronavirus. 57 vjecari ish-vrapues i distancave e sprinter italian, dy herë finalist i 800 metrave në Lojërat olimpike, prej ditësh ishte shtruar në spitalin e Potenza në terapi intensive, pasi kishte humbur të atin, gjithnjë për shkak të Covid-19. Sabia ishte president i komitetit rajonal të Basilikatës së Fidal.

Sabia kishte lindur në Potenza në 11 shtator 1963. Mbante përfaqësimin e tretë të të gjitha kohëve në Itali në 800 metra - me 1'43"88 - pas vetëm Marcello Fiasconaro e Andrea Longo. Gjithashtu Sabia kishte shënuar kohën e 11 absolute në Itali në 400 metra, me një kronometrim 45"73.

Ai ka qenë rekordmeni botëror në 500 metra (me kohën 1'00"08), duke mbetur i pathyer për rreth 29 vjet. Përvec pjesëmarrjeve në finalet olimpike të Los Angeles e Seul e fitores në Europianin indoor në Goteborg, Sabia ishte i pesti në finalen e stafetës 4x400 në Kampionatin botëror të atletikës së lehtë që u zhvillua në Helsinki në 1983.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI