Flash

VIDEO/ Nazarko: Ik pirdhu o budalla! Taulant Muka: Ti me gjimnaz, unë shkencëtar!

Lapsi.al 7 April 2020
VIDEO/  Nazarko: Ik pirdhu o budalla! Taulant Muka: Ti me gjimnaz, unë

Ka degjeneruar në fyerje dhe etiketime personale debati mes shkencëtarit Taulant Mukës dhe Shpëtim Nazarkos gjatë emisionit “360gradë”. Gjithçka ka nisur pasi Muka e ka korrigjuar Nazarkon për një term, gjë që e ka nxehur shumë analistin.

Menjëherë ky i fundit ka filluar me fyerjet personale, ndërkohë që për të ‘shuar’ gjakrat ka ndërhyrë edhe drejtuesi i emisionit Artur Zhei, i cili ka siguruar Mukën që Nazarko nuk i ka me të keq ofendimet. Përkundrazi i ka si shenjë konfidencialiteti ndaj figurës së tij.

DEBATI I PLOTË:

Taulant Muka: Është statistë diferenciale

Shpëtim Nazarko: E di më mirë se ty unë, rri tek këpuca. Po bëhesh si ata të Enver Hoxhës, që thoshin kemi inteligjencën popullore. Po kujt i plasi që je ti shkencëtar? Je në terezi apo jo? Lëri të tjerët të diskutojnë. Je emëruar shkencëtar ti? Hajde të të japim një medalje.

Taulant Muka: Një pyetje shumë të thjeshtë të bëra.

Shpëtim Nazarko: Ke vajtur si gjithë ata shqiptarët e tjerë. Ik tani! Boll na tregove përralla në Shqipëri? Nga u bëre shkencëtar ti?

Taulant Muka: Pse nxehesh ti mua më paguan shteti zviceran, jo ai shqiptar! Ti ke mbaruar shkollën e mesme dhe më tregon shkencën?

Shpëtim Nazarko: Aty ku luaj unë… Iko pirdhu, ik o budalla tani

Taulant Muka: Ja shiko fjalorin!

Shpëtim Nazarko: Ik o tani!

Artur Zhei: Muka, zoti Nazarko është një nga analistët më të mirë në Shqipëri

Shpëtim Nazarko: Po lëre tani, aty ku luaj unë ti nuk futesh dot kurrë. Kur flas unë, flas unë. Kur llap ti, llap. Tani do ha unë.

Taulant Muka: Unë flas me argumenta shkencërorë

Shpëtim Nazarko: Po ik o tani!

Artur Zhei: E ka me mirësi, e ka si konfidencialitet

https://www.youtube.com/watch?v=e9dPqlwF3vs&feature=youtu.be

Të këshilluara

VIDEO/ Del filmi i parë për koronavirusin

Filmi “Korona” me regji të Mustafa Keshvari, zhvillohet në një ashensor, ku një vajzë kineze (Traei Tsai) e cila mund të jetë e infektuar nga virusi mbetet e bl...

11:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI