Flash

"Sot, mjekët janë kombëtarja jonë": video emocionuese e FSHF

Lapsi.al 7 April 2020
"Sot, mjekët janë kombëtarja jonë": video

Në kohën e një pandemia me përmasa ende të panjohura, mjekët e të gjithë punonjësit e shëndetësisë janë në vijën e parë të luftës e heronjtës e sotëm. Me këta luftëtarë të heshtur janë reshtuar me zemër të gjithë, duke i vlerësuar për sakrificat që po tregojnë në këtë situatë. Federata Shqiptare e Futbollit ka dashur ti qendrojë pranë, duke i shprehur konsideratën maksimale "për punën, mundin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, sanitarëve, shoferëve të ambulancave dhe të gjithë punonjësve në sistemin e shëndetësisë që në vijën e parë po përballen me guxim me virusin vdekjeprurës Covid-19".

"Në këtë kohë të vështirë, jemi shpirtërisht pranë tyre dhe familjeve të tyre - shkruhet në komunikatën e FSHF-së -. Federata e Futbollit, shpall simbolikisht 459 mjekët, infermierët, sanitarët, shoferët e ambulancave dhe të gjithë personelin e përfshirë si Kombëtaren tonë që po përballet me një “ndeshje” të vështirë, të pabarabartë e të padrejtë për jetën njerëzore. Emrat e tyre u shkruan për secilin në një fanelë të kombëtares shqiptare të futbollit dhe do u dhurohen këtyre heronjve të heshtur në shenjë vlerësimi, mbështetjeje dhe solidarizimi. Sot në Ditën Botërore të Shëndetit, fanelat e punonjësve tanë të shëndetësisë, mbushën fushën e stadiumit kombëtar Air Albania me mesazhin: MJEKËT KOMBËTARJA JONË!"

Gjithashtu, Federata e Futbollit ka menduar edhe fëmijët e tyre, duke premtuar të shpërndajë 459 topa, që vogëlushët të mund të luajnë futboll në kushtet e shtëpisë. Në fund të komunikimit nuk mund të mungonte mesazhi për më shumë kujdes duke qëndruar në shtëpitë tona, si përpjekja më e mirë për të ndaluar përhapjen e virusit. Kjo është mbështetja më e madhe që mund tu japim mjekëve, që kanë lënë familjet e tyre dhe ditë e natë po rrezikojnë jetën duke luftuar me virusin! "Ne krenohemi me ta. Ne besojmë se shumë shpejt, të gjithë sëbashku do ta fitojmë këtë 'ndeshje'!"

https://youtu.be/9cfHHy4_CIQ

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI