Flash

"Messi në Serie A? Ata janë më keq se ne": Presidenti i Liga mendon për kampionatin e pickon Italinë

Lapsi.al 7 April 2020
"Messi në Serie A? Ata janë më keq se ne": Presidenti i

"La Liga spanjolle po merr në konsideratë të kthehet të luajë, ashtu si në vendet e tjera europiane, në 29 maj ose si alternativë në 6 qershor. Për kompeticionet europiane flitet për 28 qershor". Datat janë dhënë nga presidenti Javier Tebas që ka marrë pjesë në një videokonferencë me gazetarë ndërkohmbëtarë. "Me këto data - vazhdon - natyrisht ka kohë për të rifilluar të stërvitemi, duke respektuar protokollin e rinisjes së aktivitetit që kemi përcaktuar për La Liga e që e kemi dërguar për njohje edhe kampionateve të tjerë, përfshirë Serie A. Duhet më parë të shohim cfarë do të ndodhë në këtë muaj prilli. Për mbylljen e sezonit nuk do të donim të shkonim përtej muajit të gushtit, sepse do të kondiciononte kalendarin e sezonit të ardhshëm".

Sipas kalendarit "janë duke u studiuar dy mundësi. E para, ajo për të luajtur në të njëjtën kohë kompeticionet kombëtare e ndërkombëtare. E dyta, për të nisur me atë kombëtare, në fillim të qershorit duke shpresuar ta mbyllim në korrik, e për të kompletuar pastaj kupat europiane mes korrikut e gushtit".

Anullimi i sezonit për momentin nuk është i menduar, "përsa kohë ka kohë për të mbaruar sezonin, ky duhet të jetë objektivi". Impakti ekonomik është i rëndë: "La Liga, nëse nuk mbyll sezonin 19-20 do të pësonte humbje 1 miliard euro. Nëse e përfundojmë me dyer të mbyllura, dëmi ekonomik do të jetë 350 milionë euro. Nëse do mund të luajmë me publik, humbjet do të jenë sidoqoftë 150 milionë euro. Për të drejtat tv në Liga kemi përfituar 90% të totalit. Nëse nuk do të luajmë më, përvecse do të heqim dorë nga 10% i mbetur, duhet të kthejmë edhe 18% të asaj që kemi arkëtuar".

Pë shkurtimin e pagave për momentin në Spanjë nuk është gjetur asnjë akord, por megjithatë për fjalët që qarkullojnë se Spanjë mund të humbasë yjet e saj, duke filluar nga Lionel Messi, përgjigja e Tebas është piaknte: "Nuk mendoj se vajtja e Messi mund të zgjidhë problemet e Serie A, që lidhen me mardhënien e keqe mes debiteve të larta, e arkëtimeve të pamjaftueshme".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI