Flash

Kumbulla injoron Ronaldon: "Dybala, më i vështiri për tu përballuar"

Lapsi.al 5 April 2020
Kumbulla injoron Ronaldon: "Dybala, më i vështiri për tu

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Veronës, është një nga zbulimet e Serie A në këtë sezon. 19 vjecari ka qenë impresionues deri në momentin e ndërprerjes së kampionatit për shkak të emergjencës koronavirus, duke dhënë një kontribut të cmuar jo vetëm në prapavijë, gjë që e ka vënë në evidencë të klubeve të mëdha europiane, që kërkojnë shërbimet e shqiptarit në sezonin e ardhshëm.

Monumental përfaqësimi i mbrojtësit në fitoren 2-1 kundër Juventus, ku Kumbullës iu anullua një gol dhe fitoi penalltinë e shndërruar në gol nga Pazzini. Pikërisht tek bardhezinjë, lojtari i kombëtares kuqezi zgjedh edhe sulmuesin që i ka krijuar më shumë probleme për ta markuar: nuk është Cristiano Ronaldo, por numri 10 Paolo Dybala, si mbrojtësi ka treguar në një intervistë për Corriere della Sera: "Dybala është sulmuesi që më ka vënë më shumë në vështirësi".

Të dhënat e merkatos e shtyjnë Kumbullën drejt Inter, por duket se gjithcka e lojtarit lidhet me bardhezinjtë, nga lojtarët që vlerëson e deri tek idhujt e fëmijërisë: "Kur isha i vogël kishta posterin e Chiellini në dhomë. Juric i transmeton mirë idetë e tij, e dinim se nuk ishim të dëobët e të mbaruar si thoshin në fillim të sezonit".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI