Flash

"Arratiset" nga Mynihu, fluturon mbi barrierat rrugore: përfundon keq aventura e Boateng

Lapsi.al 2 April 2020
"Arratiset" nga Mynihu, fluturon mbi barrierat rrugore: përfundon
Një aventurë e kërkuar, por e përfunduar keq, nga mbrojtësi i Bayern Mynih Jerome Boateng. Klubi ka vendosur të gjobisë Boateng, për faktin se të martën është larguar pa leje nga Mynihu, duke thyer rregullat e klubit në lidhje me emergjencën koronavirus, të vendosura sipas dispozitave të qeverisë gjermane. Shoqëria bavareze ka bërë të ditur se shuma e gjobës do të shkojë për spitalet e qytetit. Nuk ka qenë vetëm kaq në fakt, sepse Boateng ka qenë viktimë edhe e një aksidenti të frikshëm rrugor, në drejtimin e BMË-së së tij: mbrojtësi ka humbur kontrollin e makinës në autostradë, duke u përplasur dhunshëm me barrirën anësore, fatmirësisht pa pasoja për jetën e mbrojtësit. Vetëm një frikë e madhe e një dëm i rëndë makinës, që kap shifrën e 25 mijë eurove.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI