Flash

E talli keq, por Benzema merre përgjigjen pikante të Giroud: "Unë kart me një Botëror"

Lapsi.al 1 April 2020
E talli keq, por Benzema merre përgjigjen pikante të Giroud:

"Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë" thotë një proverb i vjetër. Kështu Olivier Giroud ka pritur ndonjë ditë për tiu përgjigjur provokimit të bashkëkombasit të tij Karim Benzema, që të premten në një lidhje direkte në Instagram e kishte goditur rëndë. "Kush është më i miri mes të dyve? E lehtë të përgjigjesh: nuk mund të ngatërrosh Formula 1 me kart. E unë jam F1" pati rritur dozat sulmuesi i Real Madrid, që goditjen e merr po aq të fortë. “Unë kart? Po, një kart kampion bote” ishte përgjigja e sulmuesit të Chelsea të bërë të ditur nga BeFoot.

Referimi është natyrisht për Botërorin e fituar me Francën – si titullar – në Rusi 2018, ndërsa Benzema është jashtë kombëtares franceze që nga 2015 për cështjen Valbuena. Sulmuesi i Real është akuzuar se ka marrë pjesë në një tentativë shantazhi kundër shokut të tij të kombëtares për një 'sextape'. Në kohën kur cështja nga pikëpamja gjyqësore është ende në zhvillim, nga ana sportive i ka kushtuar futbollistit përjashtimin nga Bleus.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI