Flash

Me shapka, i dehur, Grealish bën copë makinat e parkuara: kishte postuar thirrjen 'qendroni në shtëpi'

Lapsi.al 31 March 2020
Me shapka, i dehur, Grealish bën copë makinat e parkuara: kishte

Jack Grealish nuk zhgënjen kurrë: talent i jashtëzakonshëm, por karakter i pa administrueshëm. Këtë herë kapiteni i Aston Villa është përfshirë në një aksident rrugor, shkaktuar nga një bniveli alkoli përtej normave të lejuara. Në tabloidin "Sun" janë publikuar imazhet e makinës së tij Range Rover prej 80mijë sterlina të braktisur në një trotuar, me dëme të mëdha të pësuara pas një përplasje me makina të tjera të parkuara e me një unazë hekuri, në afërsi të një agjensie imobiliare.

Grealish vinte nga një festë, pavarësisht ndalimeve që kishte bërë qeveria angleze për të shkuar në lokale në kulmin e emergjencës koronavirus. E pikërisht ai, vetëm pak orë më parë, kishte postuar në rrjetet sociale një ftesë për të qendruar në shtëpi...

Futbollisti i Aston Villa është filmuar me shapka pranë makinës së tij nga një prej banorëve, të zgjuar nga zhurma e përplasjes. Një prej tyre komentoi edhe ngjarjen: "Festa vazhdoi gjithë natën. Ishte e padurueshme. Pas orës 8, zhurma e përplasjes u dëgjua në të gjithë apartamentet. Grealish ishte në këmbë pranë makinës, dukej që lëkundej e konfuz".

Të këshilluara

Doli nga koma: Ajax i zgjidh kontratën Nouri

Ajax ka komunikuar zgjidhjen e kontratës me Abdelhak Nouri. Mesfushori i datëlindjes 1997 u zgjua nga koma pak ditë më parë, pas një viti, ashtu si bëri të ditu...

16:39

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI