Flash

Koronavirus, "plani Marshall" i Fifa-s: "Ndihmë financiare futbollit

Lapsi.al 31 March 2020
Koronavirus, "plani Marshall" i Fifa-s: "Ndihmë financiare

Në kohën kur emergjenca koronavirus ka shpërthyer në gjithë botën, Fifa nxiton të ndihmojë botën e futbollit. Sipas asaj që bën të ditur një zëdhënës i qeverisë botërore të futbollit, konfederata ndërkombëtare ka gati për veprim një lloj plani Marshall për të ndihmuar klubet të përballojnë ekonomikisht ndalësën e të gjithë kompeticioneve. "Konfirmojmë se Fifa po punon për mundësinë për të furnizuar asistencë për komunitetin e futbollit të të gjithë botës- ka nënvizuar Fifa - pasi kanë bërë një vlerësim global të impaktit financiar që kjo pandemi do të ketë mbi futbollin". Në arkat e Fifa-s, sipas bilancit të fundit, janë gati miliona euro për tu përdorur për emergjencën.

Për momentin nuk janë bërë ende të ditur detajet e planit, por shumë shpejt do të mësohet më shumë. Pasi ka analizuar situatën, Fifa duket se ka vendosur të dëgjojë apelin që në botën e futbollit vjen në shumë anë. Si nga klubet, ashtu dhe nga lojtarët. Në ditët e kaluara, në një artikull të Neë York Times ishte folur për një fond special për emergjencën prej qindra milionë dollarë.

E pikërisht kjo mund të jetë zgjedhja e drejtuesve të futbollit botëror për të ndihmuar konkretisht shoqëritë të përballojnë problemet financiare të lidhura me mungesën e të ardhurave për shkak të të drejtave televizive, atyre nga biletat apo sponsorizimet. Edhe Fifa po lëviz kundër emergjencës koronavirus.

Të këshilluara

Doli nga koma: Ajax i zgjidh kontratën Nouri

Ajax ka komunikuar zgjidhjen e kontratës me Abdelhak Nouri. Mesfushori i datëlindjes 1997 u zgjua nga koma pak ditë më parë, pas një viti, ashtu si bëri të ditu...

16:39

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI