Flash

Video/ Vodka e Lukashenkos dhe asist për Brest: Bakaj tregon për vendin e vetëm europian që luan futboll

Lapsi.al 28 March 2020
Video/ Vodka e Lukashenkos dhe asist për Brest: Bakaj tregon për

Një asist në ndeshjen kundër Slutskit, në atë krosim për Milevksin dhe një fitore 1-0 për Dinamo Brest në kampionatin e vetëm kontinental që nuk ndalet, me tifozë madje. Emergjenca koronavirus ka ndalur futbollin në pothuaj gjithë kontinentin, pothuaj sepse në Bjellorusi luhet e madje me tifozë, duke e kthyer kështu normalitetin e zakonshëm, në sureal për kohët që po kalon planeti. Kampionati bjellorus ka nisur tashmë, duke i bërë një sfidë kokëfortë virusit të frikshëm e në fushë ka zbritur edhe Elis Bakaj, ndoshta futbollisti i vetëm aktiv shqiptar në kontinentin e vjetër, që në një intervistë për RTSH Sport ka treguar përjetimin e tij në kohët e pazakonta të një pandemie që gjunjëzoi futbollin, por jo në Bjellorusi: "Normalisht nuk është një situatë që na pëlqen - tregoi lojtari - E di që është një periudhë e vëshirë për gjithë njerëzimin, megjithëse këtu jeta vazhdon pothuaj normalisht. Kanë frikën e tyre, por deri tani jeta është normale".

Prej 2018 në Bjellorusi e nga janari në radhët e Dinamo Brest, Bakaj është integruar në mentalitetin e vendit lindor dhe ndoshta edhe për këtë fakt nuk i bën përshtypje që po luhet futboll në kohën kur të tjerët janë izoluar e karantinuar nga paniku i koronavirus. "Për sa kohë na kërkojnë të luajmë do të vazhdojmë ta bëjmë" thotë sulmuesi, që megjithatë një lloj shqetësimi për këtë vendim të qeverisë atje, e ndjen: "Më shqetëson. Normalisht nuk është se jam i lumtur - thotë sulmuesi - Rreziku ekziston në cdo moment që të infektohesh vetë, por edhe të tjerët. Por unë jam profesionist, kam një kontratë me Dinamo Brest kështu që nuk mund të bëj asgjë. Jam i detyruar të shkoj në stërvuitje, jam i detyruar të luaj".

"Pini vodka e bëni sauna" ishte deklarata e presidentit Lukashenko për të mundur koronavirus dhe 32 vjecari shqiptar e ka marrë me humor mënyrën me të cilën presidenti bjellorus po e përball situatën. Po sigurisht ndoshta është më mirë të mos bëjmë dramë, në një vend që pavarësisht normalitetit i ka të prekurit të paktë: "Po, presidenti Lukashenko bëri një batutë në televizion para disa ditësh, por në fakt këtu situata nuk është si në pjesën tjetër të Europës. I ndjek lajmet me vëmendje, por deri tani situata është nën kontroll. Ka raste, por jo sa në vendet e tjera, ndoshta edhe pse Bjellorusia nuk është një vend që ka shumë lëvizje me vendet e tjera".

Për këtë kanë shërbyer edhe masat e marra. Tek Dinamo Brest nuk duan sigurisht ti lënë asgjë rastësisë dhe përtej jetës së zakonshme kujdesi është në maksimum për të shmangur infektimin e ndonjë prej të teseruarve të klubit, që do ti kushtojë më pas karantimin e gjithë skuadrës: "Masa merren rregullisht, bëjmë kontrolle e vaksina vazhdimisht. Na matet temperatura cdo 2-3 ditë. Edhe në stadiume nuk mund të futesh pa bërë kontrollet për koronavirusin".

Por si janë gjërat, nëse futbolli rinis Bakaj do të ishte lojtari më në formë për tu grumbulluar me kombëtaren. Ajo e tij ishte vetëm një batutë, por që në fakt i ngjan një realiteti të mundshëm, për më tepër që sulmuesi 27 prezenca me kuqezinjtë i ka koleksionuar: "Kombëtarja... ishte një batutë që të thirrem vetëm unë. Kam kohë që nuk jam me kombëtaren dhe mund të shfrytëzoja koronavirusin - tha me shaka Bakaj, që më pas shtoi - Është gjëja e fundit që mund të mendohet në këtë situatë. E rëndësishme është të dalim sa më me pak pasoja, pastaj ka kohë për të tjerat".

Futbolli megjithatë është në plan të dytë tani, pavarësisht se Bakaj zbret në fushë si zakonisht. Shëndeti vjen i pari dhe sulmuesi shqiptar një mendim ka për të gjithë ata që po luftojnë në këto kohë me emergjencën koronavirus: për të tjerat ka kohë, edhe për kombëtaren...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI