Flash

CR7 bashkohet me senatorët e Juventus: bardhezinjtë gati të shkurtojnë pagat

Lapsi.al 28 March 2020
CR7 bashkohet me senatorët e Juventus: bardhezinjtë gati të

Në pritje të takimit Lega-Aic të hënën, Juventus është vënë në lëvizje në lidhje me cështjen e shkurtimit të pagave. Duke parë emergjencën, hapin e parë e bëri kapiteni Giorgio Chiellini, që nga dhoma e tij në J-Hotel mori në dorë situatën, duke i bërë një apel senatorëve të skuadrës, mbi nevojën për të reduktuar pagën. Janë përgjigjur menjëherë pozitivisht Buffon, Bonucci e mbi të gjithë CR7. Detaj aspak i vogël, duke patur parasysh 31 milionët sezonalë të portugezit e peshën e tij në dhomat e zhveshjes.

Për momentin nuk është akoma i qartë kufiri i shkurtimit të pagave që po diskutohet në Continassa, por shpejt Chiellini duhet të kompletojë komunikimin me shokët e tjerë për tu akorduar e për ti prezantuar klubit propozimin e tyre kompakt. Sipas Tuttosport, Buffon, Bonucci e Ronaldo kanë dhënë disponibilitetin e tyre mbi këtë cështje e duket se edhe bardhezinjtë e tjerë do të jenë dakord, duke parë pozicionimin e të mëdhenjve.

Mbeten për tu përcaktuar detajet, duke parë situatat e ndryshme. Në kushtet e një zgjedhje në unison, mund të vendoset për shkurtime proporcionale në varësi të pagave, për të mos goditur në mënyrë të rëndë, atë që fiton më pak. Në pritje të kuptohet si do të përfundojë përplasja mes Ligës e Tommasi mbi pezullimin e pagave të kërkuar nga klubet, lojtarët e Juventus po përgatiten të bëjnë pjesën e tyre në mënyrë autonome për të përballuar emergjencën e për të mos peshuar mbi arkat e shoqërisë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI