Flash

"Laps e letër" nisma e Emre Can: i shkruan personave vetëm në karantinë

Lapsi.al 27 March 2020
"Laps e letër" nisma e Emre Can: i shkruan personave vetëm

Emre Can bëhet miku i personave në karantinë. Në kohët e koronavirus solidarieteti nuk i drejtohet vetëm atyre që janë të impenjuar në vijën e parë, si mjekët apo infermierët, por edhe kush gjendet vetëm në shtëpi, i detyruar të izolohet nga masat kufizuese që janë marrë nga qeveritë e ndryshme. È pikërisht për këtë, mesfushori i Borussia Dormund ka vendosur të mbështesë inisiativën Stift und Papier (laps e letër), lindur për të bërë më pak të rënda ditët e karantinës për ata që janë larg njerëzve të tyre të dashur: "Në një periudhë kaq delikate mund të bëjmë të lindë pak humanizëm", ka thënë gjermani për Bild.

Emre Can ka shpjeguar në detaje si funksionon projekti: "Sapo regjistrohesh në program merr emrin e një personi që është i detyruar të jetojë në izolim e nuk mund të takojë askënd, as njerëzit e tij të dashur. Bëhet fjalë për burra e gra që nuk kanë kontakte me jashtë. Kemi nevojë vetëm për një fletë të bardhë e një laps. Në këtë moment humaniteti ynë është partneri më i besueshëm".

Mesfushori verdhezi ka theksuar se, edhe pa e mbështetur inisiativën, të gjithë ne mund të bëjmë dicka për të tjerët me mjetet tona: "Mund të bëhet edhe brenda familjes. Dërgoni disa reshta letër për të dashurit tuaj e mbani kontaktet në përgjithësi. Shkruajini gjyshes, apo tezes, dikujt që nuk e shihni prej kohësh. Është e nevojshme".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI