Flash

"Kisha dhimbje, mushkëritë bënin zhurmë të cuditshme" e fejuara e Dybala tregon ditët e vështirë të sëmundjes

Lapsi.al 25 March 2020
"Kisha dhimbje, mushkëritë bënin zhurmë të

Tani janë më mirë, por edhe për Paulo Dybala e të fejuarën e tij Oriana Sabatini koronavirus nuk ishte një shëtitje: "Tani jemi mirë - ka thënë modelja argjentinase gjatë transmetimit radiofonik El Club del Moro, i emitentit La100 - Mendoj se dy, tre ditë më parë, ndihesha keq. Është sikur ndjen se po të zë gripi, të dhemb i gjithë trupi, je i lodhur. Nuk pata temperaturë, sepse e matja gjithnjë e nuk kisha. Dëgjoja që mushkëritë e mia bënin një zhurmë të cuditshme, pastaj edhe Paulo nisi të ndihet keq. Si ndodh me simptomat e gripit, të paktën për ne ishte kështu".

Dybala ishte i treti futbollist bardhezi që rezultoi pozitiv në tampon, pas Ruganit e Matuidi. Tani cifti është në rrugën e shërimit, por duhet të presë konfirmimin e mjekëve: "Jemi në karantinë prej 9 ditësh. Mjekët na kanë thënë se në 31 mars do të bajnë një tjetër tampon. Ndërkohë, na kanë thënë të pushojmë e na kanë përshkruar disa vitamina për të marrë".

Në gjithë këtë histori, natyrisht, klubi bardhezi nuk i ka lënë pa mbështetje: "Na sjellin ushqim nga Juventus, por nëse duhet të gatuaj e bëj", ka shpjeguar Oriana.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI