Flash

"Gjëja e parë që do bëj, të ha një akullore": Bonucci i shpëton koronavirus, Juventus mbyll karantinën

Lapsi.al 25 March 2020
"Gjëja e parë që do bëj, të ha një

Periudha e karantinës në kampin e Juventus ka përfunduar (përvecse atyre që rezultuan pozitiv: Rugani, Matuidi e Dybala), kush kërkoi leje për të shkuar në vendlindje e mori e ka nga ata që tani qendrojnë në shtëpi me familjen, duke ndjekur rregullat e qeverisë e duke u stërvitur sipas direktivave të klubit. Për këtë ka folur Leonardo Bonucci në JuventusTv, duke treguar ditët e tij të izolimit: "Cdo mëngjes vjen detyra, unë zakonisht stërvitem pasdite, në orën 15: një e gjysëm ose dy stërvitje, cikletë, pesha, e të tjera. Në parking fatmirësisht kam një të përpjetë që mund të më bëjë punë".

Mbrojtësi bardhezi ka treguar më pas si e kalon ditën në shoqërinë e gruas e fëmijëve: "Jam mirë. Ishin ditë të vështira. Nuk pata simptoma e isha me fat. Me fëmijët e gruan në shtëpi dita bëhet intensive, nuk mërzitemi. Me djalin tim Lorenzo luanim në oborr si bënim dikur. Janë gjëra që i bënim më pak, e kjo më emocionoi. Vendosëm që tani do ta bëjmë një herë në ditë".

Ndërkohë ka kohë edhe për të menduar për aspekte të tjera të jetës: "Një moment i madh lumturie ishte kur djali im Matteo kaloi momentin më të keq në jetë, kur doli doktoresha e na tha se ishte mirë... mendoj se është momenti më i bukur që mund të ekzistojë". Pastaj do të vijë edhe momenti për tu kthyer në normalitet: "Gjëja e parë që do të bëj me familjen do të jetë të hamë një akullore".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI