Flash

Negociatat për Shqipërinë, Gjermania e palëkundur në plotësimin 15 kushteve

Lapsi.al 24 March 2020
Negociatat për Shqipërinë, Gjermania e palëkundur në

Wadephul: Gjermania dhe partnerët e saj Europianë, të palëkundur për përmbushjen e plotë të 15 kushteve para se të nisin negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Grupi parlamentar më i madh në Gjermani dhe në Europë, CDU-CSU, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por po ashtu, ka kritikiar Komisionin Europian, që në rastin e vendit tonë, këtë donte ta bënte pa kushte.

Grupi në Bundestag, thotë se ka 15 parakushte, dhe qendrimi i Gjermanisë nuk ndryshon pa plotësimin e tyre. Ata i kujtojnë Komisionit që me ardhjen e drejtuesve të rinj aty, të ketë monitorimin e duhur për Shqipërinë.

Deklarata nga anëtari i Bundestagut, Johann Wadephul

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian konfirmon perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky është një sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së koronavirusit, e cila i ka prekur të dyja këto vende në shkallë të konsiderueshme.

Në të njëjtën kohë, vendimi i Këshillit të Ministrave është një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian. Ky i fundit kishte propozuar që negociatat me Shqipërinë të nisin pa kushte. Fakti që vendet anëtare sot kanë vendosur 15 kushte deshmon se ato presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrë më strikte dhe me më shumë kujdes. Kjo vlen për përmbushjen e 15 parakushteve si edhe për të gjithë procesin e negociatave.

Ne jemi të bindur se Komisioni i ri Europian nën drejtimin e Presidentes Ursula von der Leyen do ta marrë këtë parasysh. Grupi parlamentar CDU/CSU bashkë me gjithë partnerët e tij Europianë, do të jetë i palëkundur derisa 15 parakushtet të përmbushen plotësisht përpara se të nisin negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI