Flash

"Lotito do më urrejë për këtë": Ferrero vendos për titullin kampion

Lapsi.al 24 March 2020
"Lotito do më urrejë për këtë": Ferrero

Eshtë i fortë pozicionimi i Massimo Ferrero mbi fatet e kampionatit të Serie A pas ndalesës së detyruar, të vendosur nga emergjenca koronavirus. "Cfarë Serie A do të kemi vitin e ardhshëm? E njëjta e këtij viti - ka shpjeguar pronari i Sampdoria për Radio Radio -. Për mua kampionati përfundon këtu. Vitin e ardhshëm mund të luajmë me 22 skuadra".

"Benevento që ka 69 pikë cfarë duhet të thotë? Nuk mund të qendrojë të shohë - vazhdoi presidenti i Sampdoria -. Titulli? E di që Lotito do të më urrejë, por kështu e ka jeta. Për mua përfundon këtu, me këto pozicionime. Ky është drejtimi që duhet të marrim. Le të bëjmë një hipotezë, na japin një muaj përgatitje nga 4 prilli, shkojmë në 4 maj: duhet të bëjmë 12 ndeshje - përfundoi Ferrero duke projektuar një kalendar të ri të Serie A -. Mbërrijmë në gusht. Cfarë ndodh me kampionatin pasardhës?".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI