Flash

"Alo, jam Ancelotti": tekniku i Everton telefonon tifozin e sëmurë

Lapsi.al 24 March 2020
"Alo, jam Ancelotti": tekniku i Everton telefonon tifozin e
Nga koha kur në janar u largua nga Napoli për tu kthyer në Premier League, Carlo Ancelotti është pritur ngrohtësisht nga tifozët e Everton, që e deshën që në momentin e parë e akoma më shumë pasi e nxorri skuadrën nga lufta për mbijetesë në zonën Europiane. Një afeksion i madh, që tekniku italian ka dashur tia kthejë, në një moment shumë delikat si ky, duke telefonuar në shtëpinë e Mark, një tifoz 52 vjecar i sëmurë nga një patologji neurologjike që i ndjek Toffees prej një jete: "Si je? Jam Carlo!". Telefonata nis kështu. "Kush?", pyet me pabesim i sëmuri, me profesion polic, i detyruar të izolohet në shtëpi pikërisht kur koronavirus shpërndahet në Angli: "Trajneri i Everton - përsërit Ancelotti - e di që je një tifoz i madh i joni, nuk është kështu?". "Në realitet trajner, jam një tifoz i madh edhe i juaji. Jeni një person i mrekullueshmë" ishte përgjigja e emocionuar e Mark. "Më quaj Carlo, i thotë Ancelotti - 'mister' në Itali përdoret për personat e rëndësishëm, unë jam vetëm një trajner" vazhdoi Anceloti që bisedoi në lidhje me ndeshjet e përjetuara në Goodison Park, apo edhe transfertat që Everton ka zhvilluar në Europë. Shpresa e Mark natyrisht është ajo për të përjetuar sërisht emocionet e stadiumit: "Goodison Park është si shtëpi e dytë për mua, do të kthehem sapo e gjithë kjo të marrë fund" thotë Mark e Ancelotti e siguron: "Të jemi pranë, kjo duhet të jetë e qartë. Për gjithcka do të kesh nevojë, njofto klubin". "Kjo telefonatë do të më japë forcën për të vazhduar përpara trajner" e përshëndet Mark në fund të telefonatës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI