Flash

Manchester United manovron në Serie A: vendos duart mbi Koulibaly nëse Smalling mbetet në Romë

Lapsi.al 23 March 2020
Manchester United manovron në Serie A: vendos duart mbi Koulibaly nëse

Kalidou Koulibaly, pavarësisht një sezoni aspak ekzaltues, të kushtëzuar nga dëmtimet e nga një rendiment nën pritshmëritë dhe standardin e zakonshëm, është përsëri njeriu i merkatos. Mbrojtësi i Napoli, në fakt, duket se është cdo ditë e më larg nga një e ardhme nën hijen e Vezuvit, duke u afruar nga Premier League.

Kjo është ajo që bën të ditur Daily Mirror, sipas të cilit Koulibaly është lojtari i preferuar nga Manchester United, sidomos nëse Roma do të ushtrojë të drejtën e blerjes mbi qendërmbrojtësin Chris Smalling, duke e hequr përfundimisht nga organika e 'Red devils'. Kuotimi i kartonit të senegalezit mbetet i lartë, por klubi anglez nuk duket se e ka problem shpenzimin, në tentativë të kënaqë kërkesat e teknikut Ole Gunnar Solskjaer, prej kohësh një prej atyre që vlerësojnë më shumë Koulibaly.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI