Flash

Haaland nën stres: "Nëse ke ankth nuk je vetëm, kujdesuni për mendjen tuaj"

Lapsi.al 22 March 2020
Haaland nën stres: "Nëse ke ankth nuk je vetëm, kujdesuni
Një mesazh i thellë e ndryshe nga të tjerët. Erling Braut Haaland, sulmuesi adoleshent i Borussia Dortmund, që ka shkëlqyer me golat e tij këtë sezon të trazuar futbollistik, ka zgjedhur një tjetër mënyrë për tiu drejtuar ndjekësve të tij në rrjetet sociale, duke pranuar në një farë mënyrë se kjo situatë e pazakontë e ka futur nën stres: "Kjo pandemi po na vendos në shumë më tepër stres e paqartësi se normalisht" ka shkruar. "Nëse në këto ditë ndihesh me ankth, nuk je vetëm. Përvec se duhet të kujdesemi për trupat tanë, duhet ta bëjmë edhe për mendjen tonë". Ky është mendimi, shprehur përmes Instagram, shoqëruar nga një foto e tij që e tregon ulur në fushë, në pozë medituese, një nga festimet e tij klasike: "Meditimi është dicka serioze - thekson Haaland - e mund të na ndihmojë të rregullojmë emocionet tona në mënyrë që të mund të bëjmë më shumë kujdes për të tjerët e të sillemi në mënyrë më altruiste. Kemi nevojë të ndihemi një komunitet".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI