Flash

Ronaldo lehtësohet: mamaja e goditur nga iktus del nga spitali

Lapsi.al 21 March 2020
Ronaldo lehtësohet: mamaja e goditur nga iktus del nga spitali

Një lajm i mirë për Cristiano Ronaldo. Mamaja e tij Dolores ka dalë nga spitali Nelio Mendonça në Funchal në ishullin e Madeiras, ku ishte shtruar si pasojë e një iktusi që e goditi në 3 mars, e është kthyer në shtëpi. Kampioni i Juventus është në Madeira, ku fluturoi me avionin e tij privat që në fillim të javës së shkuar, përpara lajmit për pozitivitetin ndaj Koronavirus të shokut të skuadrës Daniele Rugani.

Në ditët e kaluara shëndeti i Maria Dolores dos Santos Aveiro ishte përmirësuar dhe 65 vjecarja kishte shkruar në rrjetet sociale për ti qetësuar të gjithë. "Jam mirë, për fat ishte vetëm një frikë e madhe - postoi në Instagram mamaja e CR7 -. Duhet të pushoj, por po e marr veten mirë. Falenderoj skuadrën e mjekëve e profesionistët që u kujdesën për mua menjëherë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI