Flash

NBA gjeti klauzolën për ti shkurtuar pagën basketbollistëve: shfrytëzohet pika e pandemive

Lapsi.al 21 March 2020
NBA gjeti klauzolën për ti shkurtuar pagën basketbollistëve:

NBA bëhet gati ti shkurtojë pagat basketbollistëve, për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka ndërprerë sezonin. Lajmin e ka bërë të ditur ESPN, sipas të cilit liga amerikane ka ndërmend të ushtrojë klauzolën e kontratës kolektive, që është marrë në miratim me shoqatën e lojtarëve ku, mes shkaqeve të forcave madhore që i lejojnë pronarëve të mbajnë rreth 1% për cdo ndeshje të anulluar, është edhe zëri specifik "epidemi/pandemi". Kampionati është i ndalur nga 11 marsi e janë tashmë 11 rastet e pozitivitetit me koronavirus, mes të cilëve edhe super ylli Kevin Durant.

Në NBA, pagat kalojnë përmes dy transaksioneve, një në 1 e tjetra në 15 të muajit. Sipas ESPN për momentin është garantuar pagesa e plotë e këstit të datës 1 prill, por mund të mos ndodhë kështu nga 15 e prapa. Në detaje, pronarët mund të mbajnë 1/92,6 të pagave të lojtarëve për cdo ndeshje të pa luajtur për shkak të forcave madhore (shifër e llogaritur në bazë të diskutimit të 5 ndeshjeve të presezonit, 82 të atij të rregullt e 5,6 në mesataren e playoff), kështu dicka më shumë se 1% e totalit vjetor.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI