Flash

Materazzi tallet përsëri me Ibrahimovic se nuk ka fituar Champions: "Po e deshe Kupën ta jap borxh"

Lapsi.al 21 March 2020
Materazzi tallet përsëri me Ibrahimovic se nuk ka fituar Champions:

Pas pickimit në distancë ("e bëra për spital, e prisja atë moment prej 4 vjetësh") që mori përgjigjen ("Faleminderit Ibra, pa ty nuk do e kishim fituar kurrë Champions") në dhjetor, Marco Materazzi kthehet të ngacmojë ish-shokun e skuadrës në nervin më të zhveshur, Champions League që nuk është fituar kurrë nga suedezi.

Matrix, në rastin e StayAtHomeChallenge që konsiston në xhonglimin e letrës higjenike, ka publikuar një video ku bën kosh në kupën më prestigjiose, me shkrimin provokues: "Hë Zlatan, të shohim nëse ia del... nëse do kupën ta jap borxh", shoqëruar me muzikën "We are the Champions" në sfond e dy zemra, një e zezë e një e kaltër.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI