Flash

U rrëzua në pub, humb jetën Whittingham: tjetër tragjedi për Cardiff

Lapsi.al 20 March 2020
U rrëzua në pub, humb jetën Whittingham: tjetër tragjedi
Futbolli anglez mban zi për humbjen e Peter Whittingham, ish-mesfushorit të Aston Villa e mbi të gjithë Cardiff City, me të cilin luajti për 11 sezone radhazi nga 2006 në 2017. Whittingham, 35 vjecar, ishte shtruar në spital në 7 mars, kur si pasojë e një rrëzimi aksidental në një 'pub' pësoi dëmtime të forta në kokë. Pas 11 ditësh luftë, ish-futbollisti u dorëzua. Pas Emiliano Sala, njw tjetwr humbje e papritur godet klubin uellsian, që lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë përmes faqes zyrtare: "E kemi zemrën copë. Lajmi për vdekjen e papritur të Peter na ka tronditur thellësisht. Mendimi ynë është për të shoqen Amanda, djalin e tyre të vogël e për familjen e tij. Në emër të tyre kërkojmë të respektohet privatësia e tyre në këtë moment tmerrësisht të pashpirt e të vështirë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI