Flash

Spanjë, La Liga gati për skenarin sfilitës: 4 ndeshje çdo 10 ditë

Lapsi.al 20 March 2020
Spanjë, La Liga gati për skenarin sfilitës: 4 ndeshje çdo

Liga e Futbollit spanjolle përgatitet për më të keqen, gjithnjë e më e bindur se do të duhen ende javë përpara se të rifillohet të luhet. Nëse kampionati do të riniset në 16 maj, një datë e arsyeshme, sepse Spanja ka ndjekur modelin e koronavirus në Kinë, për tu mbyllur më pas në 30 qershor, do të luhen "4 ndeshje cdo 10 ditë". Lajmin e ka zbuluar vetë presidenti i Ligës, Javier Tebas, për 'Mundo Deportivo'.

Ashtu si shkruan e përditshmja katalanase, është e mundur që ndeshjet e Champions League të luhen të shtunën e ndeshjet e kampionatit në Liga, të skuadrave të impenjuara në Kupat europiane të hënën. Një ditë, për më tepër, që garanton edhe një interesim të madh në tregjet strategjikë si Azia. Me këtë kalendar, në të cilin do të luhet cdo 48 orë, java e fundit do të ishte e lirë për finalet e Europa League e Champions, ndërsa fundi i kampionatit do të arrihej në 30 qershor. Kalendari parashikon gjithashtu që ndeshjet e dy raundeve të fundit, të luhen të gjitha në të njëjtën ditë.

Startimi në 16 maj do ti jepte skuadrave kohën të bënin një mini fazë përgatitore prej 15 ditësh, për tu adaptuar për dy muaj e gjysëm kompeticioni tepër intensivë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI