Flash

"Mos dilni": legjendari Higuita i kërkon ironikisht kolumbianëve të bëjnë atë që vetë nuk e bënte kurrë

Lapsi.al 20 March 2020
"Mos dilni": legjendari Higuita i kërkon ironikisht
Emergjenca koronavirus ka trokitur edhe në Kolombia, ku për momentin numërohen rreth 100 raste. René Higuita, portieri historik i kombëtares së Cafeteros, ka dhënë një mesazh për bashkëkombasit e tij, duke kujtuar me ironi Itali '90. Në faqen e tij në Instagram, ish-numri 1 ka publikuar foton e daljes së tij të famshme nga zona gjatë ndeshjes kundër Camerun. Në atë rast Higuita humbi topin i sulmuar nga 38 vjecari Roger Milla, që mundi të shënojë me portë bosh. Një gabim që i kushtoi eleminimin Kolumbisë: "Nëse të thonë të mos dalësh, mos dil" shkruhet në foto. Higuita pastaj ka shtuar një dedikim: "Të shumtë janë ata që më kanë dërguar këtë foto. Nëse shërben për tu ndërgjegjësuar do ta përdor edhe unë. Përpara vjen shëndeti, nëse mund ti bësh gjërat nga shtëpia, mos dil".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI