Flash

Lega Serie A merr vendimin: Lotito ishte i vetëm, nuk ka stërvitje deri në 4 prill

Lapsi.al 20 March 2020
Lega Serie A merr vendimin: Lotito ishte i vetëm, nuk ka stërvitje

Është mbyllur me një vendim e disa dyshime asamblea informale e Lega Serie A. Shoqëritë janë mbledhur në një 'conference call' për të diskutuar dispozitat e Qeverisë në lidhje me emergjencën koronavirus. Klubet kanë shprehur kujdes të madhe e shqetësim për situatën që po kalon vendi, por tema më e pritur ka qenë ajo e rinisjes ose jo të stërvitjeve. Sërisht kjo cështje është prekur vetëm pjesërisht e për momentin është vendosur të vazhdohet pa rifilluar aktivitetin sportiv të paktën deri në 4 prill.

Fronti i brendshëm ishte i ndarë me Lotiton gati të rifillonte edhe menjëherë e Juventus në krye të atyre që donin të prisnin akoma, duke plotësuar kështu dëshirën e Aic të Tommasi.

Nga mbledhja, më pas, doli se prioriteti në këtë moment mbetet shkurtimi i mundshëm i rrogave të futbollistëve, duke parë ndalesën e kampionatit e stërvitjeve. Do të diskutohet sërisht në ditët e ardhshme për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI