Flash

Goli më i bukur i Lukaku: dhuron 100 mijë euro për spitalin San Raffaele

Lapsi.al 20 March 2020
Goli më i bukur i Lukaku: dhuron 100 mijë euro për spitalin San
Romelu Lukaku i shtohet listës së gjatë të lojtarëve që kanë zbritur personalisht në fushë për të ndihmuar ekonomikisht strukturat spitalore në Itali për emergjencën Koronavirus. Përmes profilit zyrtar në Tëitter të Inter, sulmuesi belg ka njoftuar se ka dhuruar 100mijë euro për Spitalin San Raffaele të Milanos e ka ftuar tifozët që munden, të japin kontributin e tyre. “Në këtë moment delikat duhet të qendrojmë të bashkuar e të rrimë në shtëpi. Italia është një vend që në mënyrë të pabesueshme ka bërë gjëra të mëdha për mua e familjen time. Për këtë unë dua të ndihmoj këtë vend e të bëj një donacion prej 100mijë euro për spitalin San Raffaele. Do të jetë shumë pozitive nëse edhe ju mund të ndihmoni shumë njerëz e shumë spitale. Jemi të gjithë të bashkuar”, ka lëshuar apelin sulmuesi belg.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI