Flash

Drama e Higuain në kohën e koronavirus: "Mamaja është shumë rëndë "

Lapsi.al 20 March 2020
Drama e Higuain në kohën e koronavirus: "Mamaja është
Udhëtimi i Gonzalo Higuain në Argjentinë shkaktoi polemika të ndryshme, por pas sqarimit të Juventus, vetë sulmuesi nga Amerika e Jugut ka dashur të vendosë pikat mbi i, duke treguar për gjendjen shëndetësore të së ëmës. Lojtari ka udhëtuar drejt vendlindjes me një avion privat, pikërisht për të qendruar pranë familjes, në këtë moment të vështirë. Sipas asaj që ka bërë të ditur gazetari Hernan Castillo i CNN Radio Argentina, e ëma e sulmuesit është shumë rëndë dhe është vetëm ky motivi i ikjes së tij nga Torino. sulmuesi u largua nga Italia me lejen e shoqërisë bardhezi, pas dy tamponeve të kryera për koronavirus, që rezultuan negativë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI