Flash

Apeli i policisë për kriminelët: Mos bëni më vrasje dhe krime derisa t’ju themi ne!

Lapsi.al 20 March 2020
Apeli i policisë për kriminelët: Mos bëni më vrasje dhe

Policia polake u ka bërë thirrje të gjithë kriminelëve që të solidarizohen me shtetin në një kohë kur të gjithë efektivët janë angazhuar për masat e ndërmarra ndaj Covid-19. Në disa statuse në faqen e tyre zyrtare në Facebook, policët polakë kërkojnnë që për momentin të ndalojnë të gjithë veprimtaritë kriminale.

“Vëmendje, vëmendje! Informacion i rëndësishëm Për shkak të shpërthimit të pandemisë-19, e cila ka shkaktuar panik dhe na ka vendosur shumë detyra të reja dhe ndonjëherë sjellje të paparashikueshme të shumë njerëzve, duke qenë se në jemi angazhuar në shërbime të tjera, ju kërkojmë që të ndaloni çdo veprimtari kriminale deri në njoftimin e mëtejshëm.

Vlerësojmë faktin që ka filluar bashkëpunimi në lidhje me pakësimin e kryerjes së krimeve dhe veprave penale dhe ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Do t’ju informojmë me një mesazh të veçantë kur mund të ktheheni në aktivitete kriminale të përditshme duke vazhduar si gjithmonë,”- shkruhet në status.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI