Flash

Video/ Shikoni çfarë i bën Felipe Melo sfidës së letrës higjenike

Lapsi.al 19 March 2020
Video/ Shikoni çfarë i bën Felipe Melo sfidës së
Xhonglime me letër higjenike. Kjo është sfida më e fundit mes sportistëve, në kushtet e emergjencës koronavirus, që i ka mbyllur të gjithë në izolim brenda shtëpive. Por natyrisht ka nga ata që dinë të luajnë mirë me topin, e nga ata që dinë më mirë të "thyejnë" këmbët e atyre që dinë ta bëjnë mirë. Një prej tyre është pikërisht Felipe Melo, ish-lojtari i kombëtares së Brazilit, që i ka shkuar ndesh sfidës, por sipas mënyrës së tij. Mesfushori ka provuar të xhonglojë letrën higjenike, por e kishte më të lehtë ta linte përtokë, duke i ndërhyrë në sparkatë, që në fushat e lojës, mund ti kishte dhënë për shoqërië edhe një karton nga arbitri. Vetëm një ditë më parë, braziliani kishte rrëfyer se si për të markuar Messi mënyra e vetme ishte të shkelmonin duke u alternuar, për të shmangur ndëshkimin me karton të kuq.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI