Flash

Werder Bremen shkurton pagat: efekti mund të jetë domino

Lapsi.al 18 March 2020
Werder Bremen shkurton pagat: efekti mund të jetë domino

Bundesliga është aktualisht e ndaluar të paktën deri në 2 prill. Nuk është e qartë nëse sezoni mund të rifillojë e të mbyllet. Për shkak të ndalesës klubet duhet të heqin dorë nga miliona dollarë në hyrje, për shkak të emergjencës koronavirus e Ceo i Werder Brema, Klaus Filbry, pretendon se, si pasojë e efekteve të krizës së koronavirus, po hipotezohet edhe vlerësimi mbi një shkurtim të pagesës për lojtarët profesionistë.

"Nëse nuk është e mundur të rifillohet, ky është sigurisht një problem", ka deklaruar Filbry për 'Weser-Kurier'. "Por duhet të presim e të shohim si do të zhvillohet në të vërtetë situata. Nëse sezoni mund të luhet deri në fund, me apo pa spektatorë", ka thënë 53 vjecari.

Natyrisht kjo deklaratë e hapur e Werder Bremen është vetëm e thënë me zë, sepse mendimi kalon në të gjithë klubet. Efekti koronavirus do të nisë tashmë të ketë efektet e saj edhe në ekonomi dhe të shumtë do të jenë klubet që do ta ushtrojnë këtë procedurë, për të mos thënë se sapo të nisë do të ketë një efekt domino, që lojtarëve nuk do ti pëlqejë aspak...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI