Flash

Turqia nuk ndalon futbollin, Obi Mikel proteston: zgjidh kontratën me Trabzonspor

Lapsi.al 18 March 2020
Turqia nuk ndalon futbollin, Obi Mikel proteston: zgjidh kontratën me

Kur shëndeti e qetësia personale vijnë përpara parave: ky është rasti i duhur. John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea, ka zgjidhur kontratën që e lidhte me Trabzonspor deri në 2021, pasi tregoi gjithë pakënaqësitë e tij mbi faktin se në Turqi futbolli nuk po ndalonte pavarësisht emergjencës koronavirus. Nigeriani kishte shprehur me qartësi mendimin e tij në rrjetet sociale, duke pranuar se nuk donte të luante në këtë moment, e nuk kishte zbritur në fushë të dielën në rastin e sfidës titull kundër Istanbul Basaksehir. Në fund, erdhi edhe vendimi drastik: zgjidhja konsensuale e kontratës, 14 muaj para parashikimit.

"Në jetë ka shumë më tepër se futbolli - kishte shkruar Obi Mikel në Instagram pak ditë më parë - Nuk ndihem rehat e nuk dua të luaj në këtë situatë. Në këtë moment kritik, cdokush nga ne duhet të jetë në shtëpi me familjen e tij. Sezoni duhet të anullohet, me botën që po përballon një periudhë kaq të turbullt". Një marrje pozicioni e qartë, që përfundoi me një zgjedhje edhe më të qartë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI