Flash

Mount thyen karantinën: lojtari i Chelsea luante futboll me miqtë në park

Lapsi.al 16 March 2020
Mount thyen karantinën: lojtari i Chelsea luante futboll me miqtë

Pas Jordan Pickford të Everton, në Premier League regjistrohet një tjetër rast thyerje e karantinës. Ai që përfundoi në telashe është Mason Mount i Chelsea, i kapur në një park në Londër duke luajtur futboll me miqtë, mes të cilëve Declan Rice i West Ham që ndërkohë nuk ishte në vetë-izolim. Futbollisti i datëlindjes 1999 rrezikon tashmë një sanksion disiplinor nga ana e klubit londinez, që kishte urdhëruar izolimin pas rastit të pozitivitetit të Callum Hudson-Odoi.

Ai që ka demaskuar futbollistin e papërgjegjshëm ka qenë një prind që po shoqëronte të birin 14 vjecar të stërvitej. "Vumë re një makinë në lëvizje dhe po shihnim kush ishte. Pastaj erdhi një tjetër me tre apo katër persona brenda. Im bir njohu Mason Mount që po drejtonte mjetin - ishin fjalët e tij për Daily Mirror -. Luajtën një ndeshje pesë kundër pesë, ose gjashtë. Edhe Declan Rice po luante. Mbanin maska, por nuk ishte e qartë nëse e bënin për të mbrojtur veten, apo personat e tjerë, apo për të mos u njohur".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI