Flash

Euro 2020 në nëntor, kampionatet e Kupat nga maji në 30 qershor

Lapsi.al 16 March 2020
Euro 2020 në nëntor, kampionatet e Kupat nga maji në 30 qershor

Zyrtarizimi pritet të martën, kur në videokonferencë Uefa të shpalosë për 55 Federatat kombëtare e enteve përfaqësues të Ligave, klubev e futbollistëve projektin e ri për Euro 2020, shtyrja e të cilit tashmë është e sigurtë. Idea, sipas asaj që bën të ditur 'Corriere della Sera', është ajo për të spostuar turneun kontinental në 23 nëntor e për ta mbyllur në 23 dhjetor (datat aktuale 12/6-12/7), duke paraprirë kështu atë që do të ndodhë në Botërorin e Qatar 2022, kur për të evituar nxehtësinë e madhe do të luhet në dimër.

Në këtë pikë, kampionatet kombëtare mund të rihapen e më e rëndësishme të kenë një konkluzion. Data e hipotezuar për kthimin në fushë është ajo e 2 majit: nga këtu do të nisë një tur force për të luajtur rikuperimet e javëve që mbeten në kalendar. Shtyrja përtej 30 qershorit në fakt do të sillte një tjetër problem, atë të devijimit të rregullave për lojtarët në skadencë kontrate. Ndërsa për Kupat e Europës janë parashikuar disa zgjidhje për të reduktuar numrin e ndeshjeve: nga 'final four', tek 'final eight', me cerekfinale e gjysëmfinale me ndeshje teke. Hipoteza në letër e në mendjen e atyre që qeverisin futbollin, por emergjenca koronavirus mbetet mbi të gjitha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI