Flash

Skema që shpëton futbollin: klubet janë dakord, pritet aprovimi i UEFA-s

Lapsi.al 15 March 2020
Skema që shpëton futbollin: klubet janë dakord, pritet aprovimi i

Të dorëzosh titullin kampion me dy muaj intensivë pa asnjë ndalesë. Kjo mund të jetë zgjidhja e vetme që askush të mos kontestojë asgjë në Serie A. Duke nisur nga fillimi i majit - data e hipotizuar 2 - e deri në 28 qershor pa u ndalur asnjëherë, me 17 javë mes kampionatit - nëntë fundjava plus tre turne në mesjavë - e kupat europiane, për të cilat do të jenë të destinuara pesë data. Ky është skenari i aprovuar nga të gjithë klubet, por që ka nevojë për viston e Uefa, që të martën 17 do të komunikojë zyrtarisht fatin e Euro 2020, i destinuar të shtyhet në 2021.

Skenarë, hipoteza, programe që sidoqoftë mund të jetë aprovohen ose fshihen nga sot në nesër. Emergjenca koronavirus ka në këtë moment prioritet mbi gjithcka. Champions e Europa League - referon 'Gazzetta dello Sport' - mund të rifillojnë në prill, ndoshta me sfida teke në fushë neutrale. Në këtë pikë do të sakrifikohej Kupa e Italisë, që do të spostohej në fillim të sezonit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI