Flash

Skandali/ Portieri i Anglisë thyen karantinën: udhëton 260 km për një ndeshje boksi e natë në pub

Lapsi.al 15 March 2020
Skandali/ Portieri i Anglisë thyen karantinën: udhëton 260 km

Pas shumë dilemave edhe Premier League u ndal për shkak të koronavirus. Everton i Ancelotti është në karantinë pas pozitivitetit të rezultuar tek Hudson-Odoi i Chelsea, kundërshtari i fundit në kampionat i Toffees, por jo për të gjithë koncepti i izolimit është i qartë. Portieri i Everton Jordan Pickford ka përfunduar në një stuhi polemikash për shkak se ka ndërprerë karantinën e ka ndjekur bashkë me familjen një ndeshje boksi në Durham.

Sipas asaj që bën të ditur tabloidi 'The Sun', portieri i Anglisë është parë në një ndeshje boksi në Durham, lokalitet rreth 260 km nga Liverpool, në shoqërinë e gruas dhe të djalit, në mes të qindra personash të tjerë. Tabloidi publikon edhe fotot e lojtarit që është duke pirë birra me shokët. Pickford, që natyrisht nuk ka rezistuar të qendrojë në shtëpi i mbyllur, ka replikuar duke thënë se ka qenë i autorizuar nga stafi mjekësor i klubit të tij, e kështu ka hedhur poshtë akuzat për pakujdesi e se nuk ka respektuar procedurën anti-infektim.

Të gjithë në karantinë minus një me sa duket në kampin e Everton: portieri 26 vjecar i kombëtares angleze, që tani mund të pësojë një sanksionim të rëndë nga ana e klubit të Liverpool.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI