Flash

Paradoksi: Ibrahimovic larg Milan, është një asist për Inter

Lapsi.al 14 March 2020
Paradoksi: Ibrahimovic larg Milan, është një asist për Inter

Milani do të ndryshojë përsëri lëkurë sezonin e ardhshëm. Fuqi e plotë administratorit Gazidis pas shkarkimit të Boban me Maldinin i destinuar tashmë për të përshëndetur “Djallin”. Dhe duket në “fije të perit” qëndrimi i Piolit, edhe sepse është shumë vështirë që tekniku të arrijë të mbajë vendin në pankinë. Hija e Ragnik ka ca kohë që po rri pezull mbi trajnerin nga Parma, me gjermanin në rreshtin e parë në mendimet e Elliot dhe Gazidis për projektin e ri të Milanit. Skenari që vë në rrezik konfirmimin e shumë emrave të mëdhenj në skuadrën kuqezi duke filluar me Zlatan Ibrahimovic. Kampioni suedez ka dyshime për të ardhmen dhe për konkurrencën në ekip dhe mund të refuzojë propozimin e rinovimit, duke pasur parasysh që kontrata skadon në 30 qershor. Ibra tashmë do të shikojë përreth, me menaxherin e fuqishëm Mino Raiola, shumë aktiv për t'i gjetur atij një strehim të ri në rast të lamtumirës nga “Djalli”

E ARDHMJA E IBRAHIMOVIC, I BËN FAVOR INTER

Një hipotezë sugjestionuese për Ibrahimoviç mund të ishte Napoli, ku Gennaro Gattuso do të bënte letra false për ta pasur në skuadër. Vlerësimi i Ringio për ish-shokun e skuadrës është i njohur dhe trajneri kalabrez do të vinte emrin e qendërsulmuesit në krye të listës së blerjeve që do t’i dorëzohej pronarit De Laurentiis. Një zbarkim eventual i Ibrahimovic në “San Paolo” do të shkaktonte tronditje në repartin e sulmit të Napolit. Me konfirmimin e Mertens, drejt rinovimit për dy sezone të tjera, Milik dhe Llorente janë të destinuar të përshëndesin klubin dhe të ndryshojnë fanellë. Të dyve u përfundon kontrata më 2021 dhe si polaku, ashtu dhe ish-sulmuesi i Tottenham nuk do të jenë pjesë e planeve të Gattuso. Një mundësi që mund ta kapë Inter, që kërkon përforcime në sulm, për më tepër arsye me largimin e mundshëm, me destinacionin Barcelonën, të Lautaro Martinez. Milik padyshim do të përfaqësonte një shpenzim të shtrenjtë për Marotta (De Laurentiis e vlerëson atë rreth 40 milion), ndërsa Llorente do ta lironte veten shumë më pak dhe do të vepronte si një sulmues plotësues për Conten.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI