Flash

Letra e Klopp për tifozët: "Sot futbolli nuk vlen, kujdesuni për shëndetin"

Lapsi.al 13 March 2020
Letra e Klopp për tifozët: "Sot futbolli nuk vlen, kujdesuni

Në ditën në të cilën Premier League ndalon, Juergen Klopp shkruan përmes faqes së Liverpool një letër prekëse për tifozët e Reds. “Në të kaluarën kam thënë se futbolli është gjëja më e rëndësishme ndër gjërat më të parëndësishme, por tani ndeshjet e futbolli nuk janë aspak - shkruan Klopp -. Ju lutem, kujdesuni për veten e ndihmoni njëri tjetrin. You’ll Never Ëalk Alone (Kurrë nuk do të ecësh vetëm)”. Klubi ka vendosur vullnetarisht për të ndërprerë stërvitjet.

LETRA E KLOPP

“Nuk besoj se ky është momenti kur mendimi i një trajneri futbolli ka ndonjë rëndësi, por e kuptoj që tifozët tanë duan të ndjejnë të thuhet ndonjë fjalë nga klubi, kështu që po e bëj unë. Para së gjithash, të gjithë duhet të bëjmë sa kemi mundësi të mbrojmë njëri tjetrin. E flas si shoqëri. Duhet të jetë gjithnjë kështu, por në momente të tilla besoj se ka më rëndësi se kurrë. Kam thënë shpesh se futbolli është gjëja më e rëndësishme ndër gjërat më të parëndësishme, por tani ndeshjet e futbolli nuk janë aspak.

Sigurisht që nuk duam të luajmë në një stadium të boshatisur, ashtu si nuk duam që ndeshjet ose kampionatet të pezullohen, por nëse duke bërë këtë ndihmojmë sikur edhe një person të jetë mirë, ne do ta bëjmë, pikë. Nëse është një zgjedhje mes futbollit dhe të mirës së përbashkët, nuk ka farë ndeshje. E vendimi i sotëm është marrë për ti mbajtur njerëzit të sigurtë. Ja përse e mbështesin plotësisht. Kemi parë lojtarë kundër të cilëve kemi luajtur të sëmuren. Virusi ka treguar se të jesh në botën e futbollit nuk të bën imun. E rivalëve tanë që janë prekur e ata që do të preken, jeni në mendimet e lutjet tona. Asnjë nga ne në këtë moment nuk e di si do të shkojnë gjërat, por si skuadër duhet të mendojmë që autoritetet të marrin vendime bazuar në gjykime të ndjera e moraliste.

E vërtetë, jam trajner i skuadrës e kam përgjegjësi për atë që i përket të ardhmes në fushë. Për momentin, me kaq shumë persona në qytetin tonë, në rajonin tonë, në vendin tonë e në gjithë botën që po përballen me ankthin e paqartësinë, do të ishte e gabuar të flisnim për tjetër gjë që nuk është këshillimi i personave të ndjekin këshillat e ekspertëve e të kujdesen për veten e të tjerët. Mesazhi që skuadra i jep tifozëve ka të bëjë me shëndetin tuaj. Vendosi shëndetin në vendin e parë, mos rrezikoni. Mendoni për më të dobëtit e si ti ndihmoni. Ju lutem, kujdesuni për veten e na jepni një dorë edhe të tjerëve. You’ll never ëalk alone. Jürgen”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI