Flash

Lega Serie A merr vendimin për titullin kampion: "Duam të vazhdojmë sezonin"

Lapsi.al 13 March 2020
Lega Serie A merr vendimin për titullin kampion: "Duam të

Emergjenca koronavirus hedh një hije të rëndë mbi Serie A 2019/20, por Lega, pas një mbledhje me shoqëritë, lëshon një mesazh të qartë: "Duam të përfundojmë sezonin".

"Lega Serie A ka mbledhur sot përfaqësuesit e Shoqërive në video konferencë, duke vazhduar vlerësimin, që nisi dje, të impaktit të COVID-19 mbi aktivitetin sportiv - shkruhet në komunikatë - Pozicioni i Lega Serie A, ndarë dje me Klubet e ndjekur nga të gjithë Ligat e tjera europiane, mbetet ai për të përfunduar aktivitetin sportiv duke e i mbyllur në muajt e ardhshëm kampionatet kombëtare, që shpresojmë ti rinisim kur kushtet shëndetësore të na lejojnë. Deri në atë kohë, Lega Serie A, objektivi primar i të cilës në këtë moment mbetet kujdesi për shëndetin, ka ndërtuar grupe pune që do ti dedikohen përballimit të emergjencës koronavirus".

Kampionati me sa duket do të vazhdojë. Të paktën ky është qëllimi i Lega-s, por do të presë natyrisht që të përfundojë emergjenca koronavirus. Mundësia për të shtyrë kampionatin Euro 2021 mund të bëjë të mundur dorëzimin e titullit kampion në verë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI