Flash

Dekreti/ E gjithë Italia futet në karantinë, askush nuk lejohet të hyjë apo dalë prej saj

Lapsi.al 9 March 2020
Dekreti/ E gjithë Italia futet në karantinë, askush nuk lejohet

“Nuk do të ketë më një “zonë të kuqe”. Masat strikte do të shtrihen nesër në të gjithë Italinë.” Janë fjalët që tha pak minuta më parë në një konferencë për shtyp, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

“Të prekurit dhe viktimat nga Covid-19 po rriten në mënyrë të ndjeshme” – tha kryeministri duke kërkuar nga të gjithë populli italian që të qëndrojë në shtëpi. Shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura deri në 3 prill.

“Lëvizjet nga një rahon në tjetrin për punë, nevoja të rëndësishme apo shëndetësore duhet të raportohen te autoritetet” – tha Conte duke theksuar se do të anullohet çfarëdo lloj aktiviteti që shkakton grumbullime njerëzish. Kryeministri kërkoi nga italianët që “të ndryshojnë zakonet e jetës së përditshme” për të mirën e Italisë. 

[caption id="" align="alignnone" width="593"]Coronavirus, estese a tutta Italia le restrizioni: «Spostamenti solo per comprovati motivi di salute o lavoro» Dekreti i firmosur nga Conte[/caption]

Shifrat e fundit të bëra publike nga autoritetet janë alarmante, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 97 persona duke e çuar totalin në 463 persona. Numërohen tashmë 7 985 persona të prekur nga të cilët 1 598 u përkasin 24 orëve të fundit.

Është rritur edhe numri i të shëruarve të cilët janë 724 ndërsa 102 persona kanë kanë lënë spitalin orët e fundit. 733 persona janë në tërapi intensive ndërsa 4316 janë të shruar në spitale. Italia ka bërë deri tani mbi 53 800 analiza për covid-19. (Shqipëria ende nuk e ka kaluar 100).

Autoritetet thanë se ka pasur përmirësim të ndjeshëm ai që quhet “pacienti 1”. 38-vjeçari është shkëputur nga frymëmarrja artificiale dhe është nxjerrë nga terapia intensive. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI