Flash

Pamje të rënda/ Helmohen 50 nxënës në Fier

Lapsi.al 4 March 2020
Pamje të rënda/ Helmohen 50 nxënës në Fier

Plot 50 nxënës janë shtruar me urgjencë në spital pasi u helmuan gjatë mësimit në në shkollën e mesme ‘Janaq Kilica’ në Fier. Ngjarja vjen një javë pasi në të njëjtën shkollë u helmuan 6 nxënës në laboratorin e Kimisë.

Siç mund të shihni në pamjet që sjell Lapsi.al, disa prej nxënësve paraqiten në gjendje më të rënduar, ndërsa në pamje shihet se disa prej tyre qajnë.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/03/IMG_5925.mp4"][/video]

Deri më tani nuk ka ende një version zyrtar se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që spitali i Fierit dhe gjimnazi 'Janaq Kilica' janë përfshirë nga kaosi.

Nga policia dhe drejtoria e gjimnazit ka dyshime që një lëndë e dyshimtë është hedhur nga një nxënës në ambientet e shkollës, duke shkaktuar probleme tek nxënësit.

Simptomat e nxënësve kanë qenë të ngjashme, probleme me frymëmarrjen dhe marrje mendësh. ©LAPSI.AL 

Lajmi në përditësim... 

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/03/IMG_5933.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI