Flash

Historia e Otto Skorzeny/ Nga komandant i Hitlerit, në bashkëpunëtor me izraelitët

Lapsi.al 18 February 2020
Historia e Otto Skorzeny/ Nga komandant i Hitlerit, në

Në vitin 1962, Otto Skorzneny, një prej komandantëve më famëkeq të trupave naziste SS, të cilin Hitleri e kishte vlerësuar edhe me medaljen më të lartë “Kryqi i Kalorësve të Hekurt”, vizitoi memorialin kushtuar Holaustin në Izrael.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ,Skorzeny cilësohej nga aleatët si “njeriu më i rrezikshëm në Europë” dhe jo më kot. Ai ishte ideatori dhe realizuesi i një sërë operacionesh gjakatare në prapavijën e tyre në Itali dhe Francë, përfshirë këtu operacioni për lirimin e Musolinit.

Kur vizitoi memorialin kushtuar viktimave të Holokaustit, kishte disa vite që po i arratisej drejtësisë. Ai bënte pjesë në listën nazistëve që po gjykoheshin në procesin e famshëm gjyqësor të Nurembergut.

Fati kishte rezervuar të tjera plane për të. Sipas historianëve, në Izrael ai mbërriti pasi ishte kontaktuar më parë ngë shërbimi sekret izraelit Mossad. Pikërisht gjatë kësaj vizite ai u rekrutua prej këtij shërbimi dhe besohet se në vitet në vazhdim ka dhënë informacione të rëndësishme mbi vendndodhjen dhe rolin e kryer gjatë Luftës të ish-udhëheqësve naziste që ishin në arrati.

Përveç kësaj, në periudhën kur Skorzeny u rekrutua Izraeli ishte në luftë për mbijetesë. Në jug, kishte armikun më të fuqishëm, Egjiptin, i cili nga ana e tij kishte nisur përpjekjet për të rekrutuar inxhinierë dhe shkencëtarë nazistë të luftës.

Pikërisht këtu nis detyra e re e Mossad. Shërbimi izraelit i inteligjencës nisi të veprojë për të parandaluar rekrutimin. Metodat e përdorura ishin shantazhi, kërcënimet dhe kur këto nuk funksiononin eliminimi fizik.

Por që t’u afrohej këtyre inxhinierëve dhe shkencëtarëve që mbroheshin fort nga autoritetet egjiptiane duhej një njeri i brendshëm dhe njeri i brendshëm ishte Skorzeny. Në 2015, Haaretz publikoi një artikull me intervista të ish-agjentëve të Mossad, që kanë folur në kushte anonimati.

Ata konfirmojnë se Skorzeny ka bashkëpunuar me ta dhe në më shumë se një rast ka ekzekutuar personalisht ish-miqtë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetë Skorzeny, në autobiografinë e tij mohon të ketë bashkëpunuar me Mossad, e po ashtu edhe agjencia izraelite e spiunazhit.

Vetëm së fundmi kanë rinisur të qarkullojnë tezat e këtij bashkëpunimi, që përforcohet edhe me faktin se ish-nazisti u deklarua njëherë i vdekur në Spanjë gjatë një atentati. E vërteta do të dilte në vitin 1975, kur do të mësohej se ai nuk kishte vdekur në asnjë atentat, por ndërroi jetë nga kanceri pikërisht në këtë vit dhe u varros në vendlindjen e tij në Austri nga miqtë naziste dhe me nderimet naziste. /Foto që kanë bërë historinë

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI