Flash

Si u bënë bashkë CIA dhe BND në “grushtin e shtetit të fshehtë të shekullit”

Lapsi.al 12 February 2020
Si u bënë bashkë CIA dhe BND në “grushtin e shtetit

Më 2013, Edward Snowdeni zbuloi shtrirjen e përgjimit global të komunikimit nga shërbimet e fshehta amerikane. Por që 40 vjet më parë, kundërzbulimi gjerman BND dhe CIA kishin filluar një fushatë mbarëbotërore përgjimi.

Në vitin 1970, përfaqësuesit e BND-së dhe të CIA-s nënshkruan një kontratë tepër të fshehtë në Mynih, që i bëri ata partnerë në një operacion që CIA më vonë do ta quante "grusht shteti i shërbimeve të fshehta të shekullit". BND e quajti operacionin "Rubikon", ndërsa CIA e quajti me pseudonimin "Minerva". E gjithë historia e këtij aksioni të ulët u zbulua në shkurt 2020 nga Kanali i Dytë Televiziv Gjerman (ZDF), nga Washington Post dhe Televizioni Zviceran.

Objekt i partneritetit të shërbimeve sekrete gjermano-amerikane ishte kompania zvicerane Crypto AG, një nga drejtueset e tregut global për teknologjinë e shifrimit. Atë e kishte ndërtuar Boris Hagelein, i cili është marrë me teknologjinë e shifrimit që në vitet '30. Shtetet nga e gjithë bota blinin makinat e tyre të shifrimit në qytetin e qetë të Alpeve Zug dhe pajisnin me to ambasadat e tyre, autoritetet dhe institucionet qeveritare. Deri 200 punonjës prodhonin dhe shisnin makinat në mbi 120 vende.

Si në film: Dorëzimi i parave në garazh nëntokësor

Sepse as punonjësit nuk e dinin që kompania e tyre u përkiste dy shërbimeve sekrete. Pronarët e vërtetë të Crypto AG u kamufluan përmes kontakteve të BND me Siemens-in dhe me një firmë avokatie në Lichtenstein. BND dhe CIA ndanin fitimin, vetëm në vitin 1975 fitimi ishte 51 milion franga zvicerane. Punonjësit e BND-së thuhet se ia kanë dhënë CIA-s pjesën e tyre të parave në takime tepër të fshehta në garazhe nëntokësore.

Nga viti 1970, ekspertët e BND dhe të CIA-s kanë punuar fshehurazi në mekanizmat e shifrimit të makinave të shifrimit të prodhuara nga Crypto AG. Dhe kujdeseshin në këtë mënyrë që kolegët e tyre operativë më vonë të kishin mundësi të deshifronin komunikimin e koduar.

Klientët e Crypto AG përfshinin Iranin, Arabinë Saudite dhe vendet e Amerikës së Jugut dhe Afrikës. Vetëm Bashkimi Sovjetik dhe Kina nuk blenë kurrë nga Crypto AG. Ata e dinin gjithsesi.

Schweiz Logo Crypto AG in Steinhausen (Reuters/A. Wiegmann)

Për shembull, në vitin 1989, kur SHBA pushtuan Panamanë, ata e dinin falë operacionit Minerva se diktatori në kërkim Manuel Noriega ishte në Ambasadën e Vatikanit në Panama City. Sepse edhe Vatikani u besonte makinave tw Crypto AG. Dhe kur Presidenti amerikan Ronald Reagan njoftoi në vitin 1986 vetëm dy ditë pasi shpërtheu një bombë në klubin e Berlinit Perëndimor "La Belle", me tre viktima dhe me mbi 200 të plagosur, se Shtetet e Bashkuara kishin prova të pakundërshtueshme që regjimi libian nën Muhamad Gaddafin qëndronte pas sulmit, ai ia dedikonte informacionin e tij komunikimeve të përgjuara nga Ambasada e Libisë në Berlinin Lindor. Kjo është edhe arsyeja pse ish-koordinatori i shërbimit sekret në Kancelarinë Federale Bernd Schmidbauer tha se "Rubikon"-i kishte ndihmuar për ta bërë botën më të sigurt.

Gjithmonë të informuar për torturat dhe grushtet e shtetit

Por si dendur në komunitetin e shërbimeve të fshehta, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Sepse BND dhe CIA dëgjonin edhe kur diktaturat e Amerikës së Jugut torturonin dhe vrisnin, kur u planifikonin grushte shteti dhe kryenin masakra. Është e paqartë nëse këto informacione mbërritën ndonjëherë te Qeveria Federale dhe në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 1981, kur Britania e Madhe sulmoi Argjentinën në Luftën e Ishujve Falkland, BND-ja dhe CIA u përcollën britanikëve përgjimet në komunikimet e argjentinasve. Edhe vendet të BE dhe të NATO-s si Italia, Spanja apo Irlanda janë përgjuar në operacionin "Rubikon".

BND e denoncoi në mënyrë të përsëritur këtë spiunim të miqve te partnerët e saj amerikanë. Por vetëm në vitin 1993 i dha fund BND Operacionit "Rubikon", nën presionin e qeverisë federale. Një vit më parë qe arrestuar për spiunazh në Iran, Hans Bühler, i cili u shiste makina të shifruara për Crypto AG Iranit. Bühleri nuk dinte asgjë për të, por iranianët skeptikë e mbajtën atë të burgosur në kushte të vështira për gati një vit. Kjo qe tepër për Gjermaninë, BND ia shiti CIA-s 50 përqindshin e saj të Crypto AG. CIA e shpërbëri firmën vetëm në vitin 2018. Në këtë kohë kjo kompani kishte kohë që nuk ishte më lidere e tregut dhe agjencitë e shërbimit të fshehtë amerikan ndodheshin në biznesin me ofruesit e komunikimeve digjitale. /DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI