Flash

Çfarë fsheh Rama? Pompeo e priti si shefin e një republike bananesh

Lapsi.al 6 February 2020
Çfarë fsheh Rama? Pompeo e priti si shefin e një republike

Edi Rama ka takuar pasditen e sotme sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në SHBA, ku ka shkuar në cilësinë e Kreut të Misionit të OSBE-së. Por me sa duket kryeministri po e shfrytëzon rolin ndërkombëtar që i është dhënë Shqipërisë, për të bërë propagandë për veten e tij.

Në njoftimin që ai ka bërë menjëherë pas këtij takimi, Rama jep përshtypjen sikur ka marrë viston amerikane për aksionet e fundit në Tiranë si amortizimin e pasojave të tërmetit, luftën ndaj krimit dhe nismën e përbashkët me Vuçiçin për të dominuar Ballkanin në dëm të Kosovës.

“Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruajti ai në Facebook.

Por një krahasim i shpejtë i atyre që thotë Rama me ato që ka thënë sekretari i shtetit, dëshmon për divergjenca të theksuara. "Mirënjohës për partneritetin tonë të palëkundur si aleat te Shqipëria dhe rolin e saj të lavdërueshëm si drejtues stabiliteti në Ballkanin Perëndimor” ishin fjalët e Pompeos pas takimit, ku nuk përmendej asgjë, as për ndihma pas tërmetit, as për KÇK, as për mini Shengenin.

Po atëherë cili nga të dy versionet është më pranë së vërtetës? Për të zbuluar atë, "Zëri i Amerikës", ka pyetur zëdhënësen e departamentit të shtetit Morgan Ortagus,  e cila konfirmoi se Rama ishte ftuar në cilësinë e kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Dhe sipas versionit më pranë së vërtetës që jep zëdhënësja, pasi "Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore", ai u ndal tek interesat e Amerikës duke e trajtuar kryeministrin shqiptar si shefin e një republike bananesh.

Ai i ka folur për Iranin, në luftën ndaj të cilit Shqipëria po tregohet më katolike se papa dhe gjithashtu për pengimin nga Tirana të teknologjisë kineze Hawuai, të cilën Trump po e lufton ndërsa vendet e BE e kanë pranuar.

"Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G", i ka thënë Morgan Ortagus, Zërit të Amerikës.

Pra shkurt Pompeo më shumë i ka folur Ramës si dikujt që i shërben interesave amerikane për të zgjatur pushtetin e tij sesa ka folur për ndihma pas tërmetit, për KÇK, apo për mini Shengenin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

VIDEO/ Lufta e hapur mes RAI 3 dhe Edi Ramës

RAI3 dhe kryeministri shqiptare Edi Rama janë në një luftë të hapur publike. Shkak është bërë një seri reportazhesh të gazetarit italian Valerio Cataldi i cili ...

21:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI