Flash

Shqipëria lëkundet pesë herë gjatë natës, më i forti tërmeti 3.7. ballë

Lapsi.al 27 January 2020
Shqipëria lëkundet pesë herë gjatë natës, më

5 lëkundje tërmeti janë ndier gjatë orëve të fundit në Tiranë dhe Korçë, duke filluar nga orët e mbrëmjes së 26 janarit deri në orët e para të këtij 27 janari.

Më i forti, ai i cili u ndje dhe nga mijëra banorë gjatë natës, ishte ai i orës 1:40 të 27 janarit, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe thellësi 10 kilometër, me epiqendër në Rrushkull të Durrësit.

Por ndërkohë vetëm gjatë 26 janarit ka pasur edhe katër lëkundje të tjera Gjatë mbrëmjes kanë rënë katër, në orën 21:05 me magnitudë 2.9, në orën 21:13 me magnitudë 2.4, në orën 22:14 me magnitudë 2.6 në Korçë, dhe në orën 23:45 me magnitudë 2.0. Kurse tre të tjerët kanë qenë në zonën mes Fushë- Krujës dhe Durrësit.

Lëkundja e fundit me magnitudë 3.7 ka shkaktuar panik tek dhjetëra qytetarë pasi kujtojmë se kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, në po të njëjtë zonë, ku ndërruan jetë 51 viktima dhe mijëra të tjerë mbetën pa strehë.

Sizmologu Llambro Duni në një intervistë për News 24 ka thënë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, per 5 termetet e mbremmshme, sepse janë pas lëkundje normale.

“Është në kuadrin e pas lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar... Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël”, ka siguruar sizmologu.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI