Flash

Veliaj tregon pronarët e TV-ve që po i vënë gjoba

Lapsi.al 23 January 2020
Veliaj tregon pronarët e TV-ve që po i vënë gjoba
Erion Veliaj ka shpërndarë një njoftim pas sulmeve të fundit që kanë filluar ndaj tij dy televizionet informative Ora News dhe News 24. Ekrani me pronar Ylli Ndroqin e ka sulmuar disa herë me radhë muajin e fundit kryebashkiakun madje ka paralajmëruar se do të sjellë edhe një makineri që teston cilësinë e rrugëve të ndërtuara nga bashkia. Ndërsa ekrani i Irfan Hysenbelliut ka përmendur udhëtimet e shpeshta jashtë të Veliajt dhe fshehjen e tyre përmes kronikave të gatshme që trasmetohen kur ai nuk gjendet në Tiranë.

Pse po e sulmojnë Veliajn mediat e Irfan Hysenbelliut dhe Ylli Ndroqit?

Sot këtyre sulmeve u është përgjigjur Veliaj duke pretenduar se ato bëhen si gjoba sepse ai refuzon të japë leje ndërtimi. “Sigurisht, Shqipëria dhe Tirana është vendi i gjobave të mëdha, këtu të gjithë duan nga 30 kate, por do marrin aq sa është plani. Kështu që, mund të bëjnë çfarë të duan me TV e tyre, por jo tek unë gjobë dhe jo gjobë te Bashkia e Tiranës sa të jem unë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë prej tij. Në fakt publiku ka mbetur pak i çuditur nga sulmet e befta kundrejt kryebashkiakut që konsiderohej si i përkëdheluri i mediave dhe vetëm propagandohej si histori suksesi. Veliaj tani pretendon se një gjë e tillë po i bëhet për shntazh. Kjo gjë të lë të kuptosh se TV-të e tjera që nuk po e sulmojnë i kanë marrë gradaçielat e tyre në kryeqytet. Duhet pritur për të parë nëse edhe sulmet e Ora News dhe News 24 do pushojnë dhe nëse kryebashkiaku pehlivan do ta gjejë gjuhën e kompromisit me ta. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI