Flash

Një tjetër ekzekutim i tipit mafioz trondit Tiranën

Lapsi.al 20 January 2020
Një tjetër ekzekutim i tipit mafioz trondit Tiranën

Një tjetër vrasje tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit ku rreth orës 20.45 u ekzekutua 28-vjeçari Vilson Tafçiu. Ai ishte duke pire kafe në një lokal në shoqërinë e një vajze kur është thirrur të dalë jashtë nga një person.

Në një rrugicë pranë lokalit ai është qëlluar me breshëri plumbash duke bërë që të humbë jetën në vend. Me origjinë nga Dibra ai kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

Kush është viktima

Ai ka qenë akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili u godit në qershor 2018. Ky grup ushtronte aktivitetin e tij kriminal në qytetet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malësi e Madhe. Gjatë kontrollit në makinat që ata udhëtonin u sekuestruan 200 kg kanabis, 2 pistoleta, 1 kuti me 20 fishekë, 1 automjet tip Benz Mercedes, 1 BMW, 7 Telefona celularë, një sasi lekësh dhe një radio marrëse e njëjtë si ato të policisë.

Mësohet se viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, ndërsa përdorte të dy mbiemrat, Noka dhe Tafçiu.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

“Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, - njoftoi policia.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi në Tiranë ndodhi një tjetër ngjarje e rëndë. Persona të maskuar dhe të armatosur hynë në banesën e një çifti biznesmenësh në zonën e Alliasit dhe kur u pikasën nga familjarët hapën zjarr duke lënë 2 të plagosur. Edhe në këtë rast policia tha se u vu në ndjekje të autorëve, por deri tani asnjë rezultat nuk ka pasur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI