Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

VIDEO/ 52-vjeçari nga Fieri që pëlqen larjen në det në janar

Lapsi.al 3 January 2020
VIDEO/ 52-vjeçari nga Fieri që pëlqen larjen në det

Në një kohë kur të gjithë mbërthehemi deri në grykë me shall dhe pallto të trasha për ti shpëtuar temperaturave të ftohta të janarit, ka edhe nga ata guximtarët që i drejtohen detit për të notuar. Ky 52 vjeçar ka udhëtuar nga Fieri drejt brigjeve të Jonit në Vlorë, duke sfiduar motin e notuar i patrazuar nga kureshtarët .

Notari fierak të gjithë atyre që mund të thonë si është e mundur të notosh këtë fillim janari, u thotë mos bëni aspak hapi. Gjithkush mund ta provojë. 

“Unë e bëj çdo vit, kam vite që e bëj. Sot është 5 gradë por deti është 8-9. Këtë që e bëj unë e bëjnë të gjithë. Sot kam ndenjur 40 minuta. Nuk e ndjej unë tani. Trupi im zjen,” - tha 52-vjeçari. E pas kësaj interviste për Top-Channel, fieraku ia nis nga e para duke notuar përsëri.

https://youtu.be/jPuKsFF0zAY

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI