Flash

Skenaret/ Ç'ndodh nëse Meta nuk dekreton gjykatëset kushtetuese

Lapsi.al 11 November 2019
Skenaret/ Ç'ndodh nëse Meta nuk dekreton gjykatëset

Parlamenti votoi sot me 105 kartonë jeshilë dy anëtarë për Gjykatën Kushtetuese znj. Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Deputetët bënë këtë zgjedhje pasi bënë një interpretim se pretendimet e Presidentit Meta për të zbatuar nenin 179/2 të Kushtetutës që përcakton radhën se si bëhet përzgjedhja e kandidatëve nuk duheshin marrë parasysh madje duke e quajtur të ligjshëm edhe vendin e Arta Vorpsit si anëtarja e tretë e Kushtetueses e paemëruar nga Kreu i Shtetit.

Në këto kushte kur Presidenca dhe Kuvendi kanë shikime diametralisht të kundërta për Kushtetutën mund të ndodhë që emërimi i dy prej zonjave që nuk janë miratuar sipas radhës që përcakton Kushtetuta, të mos pranohen të dekretohen nga Ilir Meta. Mirëpo në këtë pikë sipas Kushtetutës asnjëra prej tyre nuk mund të fillojë detyrën pa u dekretuar nga Presidenti (shiko poshtë).

Lexo më tej:

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Po si veprohet në këtë rast, nëse Meta refuzon të dekretojë një shkelje të Kushtetutës?

Në këtë rast, burime nga Rilindja bëjnë me dije se dy nga tre anëtaret që mund të bllokojë presidenti (njërën nuk e bllokon dot sepse ishte fiks radha e parlamentit për ta zgjedhur) ose t’i drejtohen Gjykatës Administrative, për ta zgjidhur këtë ngërç ose të shpikin një procedurë betimi para Kuvendit.

Andi Bushati: Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi

Megjithëse të dy këta precedentë do të ishin njësoj sikurse ato të betoheshin në zyrën e Ramës apo të Taulant Ballës, çdo gjë mund të ndodhë. Në një regjim ku Gjykata Administrative interpreton Kushtetutën dhe ku dekretet refuzohen të botohen në Fletoren Zyrtare, asgjë nuk është e pamundur.

Por, ashtu sikurse theksonte Fatos Lubonja në një intervistë në News 24 mënyra se si do pranojë të përdoren zonjat e Kushtetueses do të jetë dëshmia më e mirë e pavarësisë së tyre.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI